Shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtarë të cilët vijnë nga Kosova, transmeton.
“Përveç kamionëve me origjinë nga Kosova, Serbia po bllokon edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit”.
“Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës”.
“Bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë”, ka shkruar në Ahmeti në Facebook.