Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, ka mirëpritur heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë.
“Italia mirëpret heqjen 100% të tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja tani duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet në pritje me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër koronavirus kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”.