Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.
Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të BQK-së.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente”, thuhet në përgjigje.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 91 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.