Dyshimeve për legjitimitetin e Rregullores për funksionimin e kabinetit të ministrit, e cila është nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës, pak kohë pasi në krye të saj është caktuar Pal Lekaj, pritet t’u japë përgjigje hetimi penal i Policisë së Kosovës.
Siç është informuar gazeta, Policia e Krimeve Ekonomike tashmë ka nisur hetimin për legjitimitetin e këtij dokumenti. Dyshimet kryesore të hetuesisë janë se duke shfrytëzuar këtë rregullore, këshilltarët e ministrit kanë ndërhyrë në projekte milionëshe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gazeta ka siguruar vendimet e ministrit Pal Lekaj, nëpërmjet të cilave u jep këshilltarëve kompetenca që të kërkojnë “përgjegjësi” nga shërbyesit civilë.
Këshilltari Pjetër Ndou, i cili ka qenë i ndaluar nga policia për dyshime në procesin e angazhimit të ekzaminerëve për patentë shoferë disa javë pasi ishte bërë këshilltar i Lekajt, ishte caktuar monitorues i departamentit të patentë shoferëve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)