LDK-ja e fiton Podujevën me 2 mijë vota para VV-së

E publikuar: 06/10/2019 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

22:55 – Deri më tani janë numëruar 23 mijë e 660 vota në komunën e Podujevës, ku e para po kryeson LDK-ja.

Momentalisht LDK-ja po prin kundrejt VV-së, derisa PDK-ja del e treta.

Lidhja Demokratike e Kosovës prin e para me 9241 vota. Ndërsa e dyta vjen VV-ja me 8200 vota. Derisa PDK-ja e treta ka 4043 vota.

E në përqindje i bie se LDK-ja kryeson me 39,06%. Ndërsa, VV-ja me 34.66%, derisa PDK-ja me 17,09%.

Kujtojmë se Podujeva njihet si bastion i LDK-së, e cila e qeverisë këtë komunë prej momentit kur ka fituar herën e parë.