KEDS rregullon rrjetin elektrik në Qyshk të Pejës

E publikuar: 19/09/2019 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës ekipet e KEDS kanë larguar rrjetin e vjetër elektrik nga oborri i shkollës “Skender Çeku” të Qyshkut.

Gjithashtu, KEDS në fshat ka riparuar edhe rrjetin e tensionit të ulët dhe ka vendosur edhe një trafostacion të ri.

Nga KEDS thonë se me këtë investim banorët në këtë pjesë do të kenë furnizim më të mirë dhe më të sigurt me energji elektrike, gjithashtu edhe rreziku i kalimtarëve e posaçërisht i nxënësve brenda oborrit të shkollës është eliminuar.

Në këtë projekt një kontribut dhe mbështetje të veçantë e ka dhënë edhe komuna e Pejës.