Spekulimet prej kohësh kanë folur për një ridizajnim të Galaxy Note 10-ës por fotot e para të publikuara të telefonit nga @Onleaks dhe Pricebaba sugjerojnë se Galaxy Note 10 është një evolucion substancial i Note 9.
Këtë vit Note 10 vjen në dy variante: një model gjigandesk 6.75-inç Note 10 Pro dhe një standard 6.3-inç Note 10.
Samsung po i afrohet akoma edhe më shumë ekrani pa skaje “edge-to-edge” duke mbushur plotësisht panelin ballor të smartfonit me ekran.
Falë zhvendosjes së kamerës selfie në qendër, ekrani do të zgjerohet akoma edhe më shumë në krye të telefonit.
Kompania me Galaxy S10 pothuajse ka eliminuar plotësisht kornizën fundore dhe Note 10 do ta çojë një hap më tutje.
Evidente në këto foto janë skajet më të mprehta krahasuar me Galaxy Note 8 dhe 9 duke i dhënë telefonit ndjesinë e një Nokia Lumia.
Skaneri i shenjave të gishtërinjve do të ndjekë fatin e Galaxy S10-ës duke u vendosur nën ekran. Në pjesën e pasme është i njëjti konfigurim prej tre kamerash të Galaxy S10 por këtë herë të orientuar vertikalisht.
Note 10 Pro do të ketë sensor 3D ToF ngjashëm me Galaxy S10 5G por jo modeli standard. Me Note 9 e prezantuar vitin e kaluar Samsung prezantoi disa marifete të reja me S-Pen si mundësia për ta përdorur lapsin stylus për të shkrepur foto apo kontrolluar muzikën që luhet në telefonin tuaj.
Më shumë rreth këtyre risive pritet të mësojnë në Gusht të këtij viti. /PCWorld Albanian