Betohet komandanti i ri i forcave të NATO-s për Evropë

E publikuar: 03/05/2019 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali amerikan, Tod D. Wolters, është betuar si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë. Në një ceremoni të mbajtur në Mons të Belgjikës, Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komanda evropiane është “një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”. Gjenerali Wolters do të jetë, gjithashtu, […]

Gjenerali amerikan, Tod D. Wolters, është betuar si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Në një ceremoni të mbajtur në Mons të Belgjikës, Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komanda evropiane është “një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”.

Gjenerali Wolters do të jetë, gjithashtu, komandant i forcave amerikane për Evropë. Ai e pason në këtë pozitë gjeneralin tjetër amerikan, Curtis Scaparrotti.

Gjenerali Wolters e merr këtë pozitë në kohën kur Aleanca Veriatlantike është duke u përgatitur për prishjen e mundshme të Traktatit të Forcave Bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, një pakt i çarmatimit që e ka mbrojtur Evropën për tre dekadat e fundit.

Wolters kishte shërbyer si komandant i forcave ajrore amerikane në Evropë në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Ai është një pilot i aeroplanëve luftarak me karrierë ushtarake gati 32-vjeçare. /rel