Vuçiq: Jemi në pozitë të vështirë, do na kërkohet njohja e Kosovës

E publikuar: 16/04/2019 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia është duke pasur një periudhë jashtëzakonisht të vështirë sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sepse sipas tij do të kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës dhe integriteti territorial.

Ai gjithashtu tha se në Berlin pret një kërkesë për një format të ri të bisedimeve me Kosovën, ku serbët nuk do të marrin asgjë dhe shqiptarët do të fitojnë pavarësinë, shkruan Lajmi.net.

“Por me çmimin të cilin unë duhet të paguaj, nuk do të pajtohem me dialogun pa anulimin e mëparshëm të taksës”, tha Vuçiq.

Ai tha se nuk ka asgjë që shqiptarët nuk po bëjnë kundër serbëve dhe Serbisë, duke përmendu kështu Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshje të tjera.

“Ata sollën një platformë kundër një bisede që Serbia të poshtërohet, shkatërrohet dhe të njihet nga Kosova”, tha Vuçiq.

Gjithashtu Vuçiq tha se përfaqësuesit evropianë po kërkojnë nga Serbia sjellje të mirë ndaj Kosovës që të hiqet taksa.

“Dhe ju ndaloni, nuk besoni, pastaj filloni rrëfime të rreme për kadastër dhe diploma, të cilat përsëri mashtruan Serbinë, pavarësisht nga negocimi ynë i keq”, tha Vuçiq në fund.