Skepticizmi për vaksinat po rritet në përpjesëtim me populizmin

E publikuar: 25/02/2019 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky studim ka zbuluar se numri më i madh i rasteve të fruthit dhe vdekjeve nga kjo sëmundje është shënuar pikërisht në vendet ku partitë populiste kanë zënë vend të rëndësishëm në skenën politike. Këtu përfshihen Italia, Franca dhe Greqia.

Studimi i publikuar në Revistën Evropiane për Shëndet Publik thotë se ekziston një lidhje e ngushtë mes politikave antiqeveritare dhe ngurrimit të popullsisë për t’i vaksinuar fëmijët.

“Duket se populizmi shkencor po udhëhiqet nga ndjenjat e ngjashme që udhëheqin populizmin politik”, thotë autori i këtij studimi, Jonathan Kennedy nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës.

Në këtë studim thuhet se përkrahja për partitë populiste mund të merret si element parashikues për nivelin e vaksinimit dhe kundërshtimit të popullsisë për vaksinat, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.