Policia ka një apel për shoferët kosovarë

E publikuar: 09/01/2019 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reshjet e dëborës dhe moti i ftohtë kanë shkaktuar vështirësi tek shoferët për qarkullim.
Policia e trafikut përmes një postimi në Facebook këshillon shoferët e automjeteve që në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të mos qarkullojnë pa pajisje dimërore, si gomat e dimrit dhe zinxhirë në segmente rrugore ku është e nevojshme.

“ Gjithashtu kërkojmë nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës në veçanti në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftim.