Real Sociedadi ka fituar në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit në La Liga me rezultat 0-2.
Mysafirët befasuan me lojën e mirë, kryesisht me anë të kundërsulmeve.
Goli i parë në minutën e tretë, Willian Jose shënoi nga pika e bardhë. Pas kësaj vendasit kishin disa raste për gol, por nuk u tretuan konkret para portës kundërshtare.
Vinicius Junior duke i kërkuar tifozëve më shumë mbështetje, braziliani ishte një nga më të mirët për Los Blancos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
Dominimi i Realit ishe edhe në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa mysafirët kryesisht me anë të kundërsulmeve.Nga minuta e 61-të Los Blancos mbetën me një lojtar më pak pasi Lucas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Fund shpresës për një pikë në këtë ndeshje i dha Ruben Pardo në minutën e 83-të me golin e dytë në takim.
Lucas Vazquez në duel me Aihen Munoz (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
Pas kësaj humbje Real Madridi renditet në vendin e pestë me 30 pikë, kurse Sociedadi ngjitet në pozitën e 11-të me 22 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Santiago Solarit është ndaj Real Betisit, kurse Sociedadi pret në shtëpi Espanyolin. /Telegrafi/


















