Dy muaj pasi Gent Begolli dha dorëheqjen, Telekomi i Kosovës do të ketë një drejtues të ri.
Bordi Drejtues vendosi emërimin e Bedri Istrefit si Drejtor i Përgjithshëm i Telekomit.
Lëvizjet e fundit vinë në një kohë kur Telekomi i Kosovës po kalon vështirësi financiare sidomos pas humbjes së arbitrazhit përballë Z-Mobile.
Telekomi i detyrohet këtij të fundit 30 milion euro dëmshpërblim, diçka që mund ta çojë në prag falimentimi.
Përpara emërimit të Bedri Istrefit, Gent Begolli mbajti detyrën si Drejtor i Përgjithshëm për 5 muaj.
“Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e sotme të datës 31 Dhjetor 2018, ka vendosur që për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet z. Bedri Istrefi.
Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Bedri Istrefi,” shkruhet në komunikatën për media të Bordit Drejtues. /Pcworld Albanian