Të humbasësh sinjalin celular nuk është diçka e pazakontë. Por në disa raste humbja e sinjalit celular do të thotë se jeni duke u hakuar.
Robert Ross nga San Francisco përjetoi një situatë të ngjashme më 26 Tetor kur telefoni i tij humbi sinjalin.
Konfuz ai menjëherë vizitoi një dyqan Apple dhe më pas kontaktoi operatorin AT&T.
Megjithatë ai nuk arriti dot të ndalonte hakerin i cili vodhi 500,000 dollarë nga dy llogari që ai kishte në Coinbase dhe Gemini.
21 vjeçari Nicholas Truglia vodhi 1 milion dollarë nga llogaritë e Ross sipas një padie të dërguar këtë javë në gjykatën e Kalifornisë.
Prokurorët thanë se Truglia kishte hakuar edhe telefonë të tjerë të ekzekutivëve të ndryshëm të Luginës së Silikonit por jo të vidhte llogaritë.
Truglia akuzohet për vjedhje të identitetit, mashtrim, kanosje dhe vjedhje.
Ross kishte ruajtur paratë për studimet e vajzës në kriptomonedha në disa bursa kriptografike.
Truglia kishte konvertuar paratë e tij dhe zhvendosur në një llogari të tijën përpara se Ross të rimerrte kontrollin e numrit të telefonit.
Autoritetet me sukses rikuperuan 300,000 dollarë nga hardisku i kompjuterit të tij ndërsa pjesa tjetër mungojnë dhe vështirë se mund të gjurmohen.
Adhuruesit e kriptomonedhave krenohen me transparencën e transaksioneve në blockchain por identiteti i dërguesit dhe marrësit mbetet anonim.
Në fund të Qershorit humbjet e individëve ishin 1.6 miliardë dollarë nga vjedhje. /PCWorld Albanian