Hakerët kanë fshirë mese 6,500 sajte të cilat hostoheshin në një server të rrjetit të zi.
Ky shërbim hosti i quajtur Daniel’s Hosting fshihej pas rrjetit Tor dhe shumë njerëz hostonin faqet e tyre të cilat nuk donin ti bënin publike në ueb.
Administratori Daniel Winzen tha nuk është ruajtur asnjë kopje rezervë e faqeve të hostuara.
Ai tha se shërbimi do të rikthehet në Dhjetor.
“Të pakten 6,500 shërbime të fshehta ishin hostuar në server,” shkruante Winzen.
“Nuk ekziston një mënyrë për rikuperimin e këtyre faqeve dhe të dhënat janë fshirë.”
Tor, i njohur ndryshe si Onion Router, është një rrjet i cili organizon uebfaqet në një mënyrë tejet të vështirë për ti lokalizuar nga vinë e kush i mban në funksion.
Uebsajtet në rrjetin Tor kanë domainin .onion.
Përmes shfletuesit Tor njerëzit gjithashtu kanë mundësi të shfletojnë në ueb në fshehtësi pa zbuluar vendodhjen dhe identitetin e tyre.
Shërbimi i hostit të Daniel u bë popullor për pronarët e faqeve .onion.
Ai kishte hostuar faqe me përmbajtje dhe materiale filozofike, politike, pornografike dhe faqesh forumesh crypto e tregjesh të zeza.
Winzen tha se ende nuk kishte mësuar sesi hakerët kanë thyer faqen më 15 Nëntor. /PCWorld Albanian