Monedhat kriptografike e nisin javën me rënie, Bitcoin i afrohet kufirit psikologjik të 5,000 dollarëve

E publikuar: 20/11/2018 07:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin ra ditën e sotme në pikën më të ulët që nga Tetori i 2017-ës ndërsa një valë e dytë zhvlerësimi për mbarë industrinë ka nisur ditën e sotme.


Bitcoin ra në 5,165 dollarë ditën e sotme, vlera më e ulët që nga 18 Tetori i 2017-ës.

Javën e kaluar monedha ra poshtë nivelit të mbështetjes për 6,000 dollarësh.


Në këto momente që shkruajmë 1 bitcoin këmbehet me 5,129 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Ethereum shënoi një rënie dyshifrore në 155 dollarë ditën e sotme. XRP, monedha e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut raportoi 6.5% humbje.

Aktualisht vlera e të gjitha monedhave kriptografike së bashku është 168 miliardë dollarë sipas CoinMarketCap.com dhe në pesë ditët e fundit ka humbur 30 miliardë dollarë.

Javën e kaluar bitcoin e mbylli në 5,560 dollarë dhe rrezikon që të bjerë poshtë kufirit psikologjik prej 5,000 dollarësh. Niveli tjetër i mbështetjes është 4,100 dollarë. /CryptoWorld.al