Merr fund pritja, Microsoft risjell Përditësimin e Tetorit të Windows 10-ës

E publikuar: 14/11/2018 01:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ripublikoi ditën e sotme Përditësimin e Tetorit 2018 të Windows 10-ës pasi problemet që kapluan detyruan kompaninë ta anulonte.


Një numër i konsiderueshëm përdoruesish raportoi humbje të dhënash në ditët e para të publikimit të përditësimit.

Microsoft ripublikoi përditësimin për testuesit beta dhe u desh mese një muaj kompanisë për ta testuar plotësisht dhe lançuar ditën e sotme.


Tashmë Përditësimi i Tetorit 2018 i Windows 10-ës do të dërgohet fillimisht për një përqindje të vogël përdoruesish dhe gradualisht për të gjithë.

Gjatë 2018-ës Microsoft u ballafaqua me një test të vërtetë cilësie me Windows 10-ën.

Në fillim të vitit u provua me Përditësimin e Prillit 2018 ku përdoruesit u përballen me “ekranet blu të vdekjes.”

Më pas erdhi shfletuesi Chrome i instaluar në 600 milion kompjutera duke u bllokuar dhe tani Përditësimi i Tetorit ishte goditja më e rënde për kompaninë. /PCWorld Albanian