Një raport i ardhur nga Koreja e Jugut ditën e sotme dha emrin, debutimin dhe çmimin e telefonit me ekran që paloset prezantuar nga Samsung javën e kaluar.
Sipas agjencisë Yonhap, telefoni quhet Galaxy F dhe do të debutojë në Mars të vitit të ardhshëm, pak javë nga prezantimi i flagshipit Galaxy S.
Çmimi i telefonit do të shkojë deri në 1,770 dollarë por Yonhap thotë se ky nuk është çmimi final nisur nga planet e kompanisë për të shitur 1 milion telefonë me ekran të palosen në 2019-ën.
Përtej këtij telefoni, Yonhap thotë gjithashtu se 5G-ja do të mbërrijë me Galaxy S10 kur të debutojë në Shkurt ndërsa Galaxy F do të mbetet jashtë këtij plani. /PCWorld Albanian