Sa herë që një harduer i ri debuton, iFixit ka për detyrë ta çmontojë të tërën për të parë çfarë fshihet në brendësi.
I radhës ishte MacBook Air i prezantuar pak ditë më parë nga Apple. Ekipi në fjalë zbuloi një tastierë e cila është e kapur në laptop me silikon i cili redukton zhurmën, ndërsa bateria mund të zëvendësohet pa qenë nevoja të ndryshohet kasa e laptopit.
Portat, freskuesja, altoparlantët janë modularë dhe mund të zëvendësohen lehtësisht.
Në fund kompania i jep laptopit një notën 3 për nga vështirësia e riparimit. /PCWorld Albanian