Të dhënat e fundit që vinë nga Pew Research Center zbulojnë se 87% e njerëzve e përdorin Youtube për të mësuar gjëra të reja.
Më shumë se gjysma e përdoruesve të moshave 18-29 vjeç e ndjekin platformën për këtë qëllim ndërsa për moshat 65 vjeç e sipër vetëm 41%.
Por përtej anës pozitive, Youtube e ka edhe një anë të errët thotë raporti.
2/3 e përdoruesve të Youtube thonë se të paktën njëherë janë hasur me video të cilat tregojnë njerëz në situata të rrezikshme.
15% e tyre i hasin vazhdimisht këto video.
Ky bëhet problem akoma edhe më i madh kur kujtojmë se platforma gradualisht po shndërrohet në një burim lajmesh për shumë vizitorë.
53% e njerëzve e përdorin për të mësuar se çfarë po ndodh nëpër botë. /PCWorld Albanian