Pas mese një viti pritjeje, smartfoni RED Hydrogen One është pranë debutimit.
Telefoni do të dalë në shitje të Premten më 2 Nëntor për 1,295 dollarë.
Kur u prezantua për herë të parë, ishte premtuar që telefoni të kushton 100 dollarë më pak sesa është bërë e ditur sot.
Hydrogen One duhet të kishte mbërritur në fillim të vitit por është shtyrë disa herë.
Për shkak të këtyre shtyrjeve, telefoni vjen me procesorin e vitit të kaluar Snapdragon 835 dhe jo Snapdragon 845.
Por nuk janë specifikat e harduerit ata që kanë rëndësi. Hydrogen One ka një ekran “holografik” i cili mund të regjistrojë video në formatin 3D.
Çmimi i kripur prej 1,295 dollarësh do të jetë armiku më i madh i telefonit. /PCWorld Albanian