Me një çmim me të cilin mund të blihet një kompani semikonduktorësh, telekomi apo farmaceutike, IBM bëri të ditur të Dielën se do të paguajë plot 34 miliardë dollarë për blerjen e Red Hat.
Kjo marrëveshje eklipson atë të Microsoft Linkedin prej 26.2 miliardë dollarësh dhe konsiderohet si blerja më e madhe në historinë e softuerit.
Por nuk është blerja më e madhe në industrinë e teknologjisë sepse ky titull i përket marrëveshjes 67 miliardë dollarëshe të Dell për EMC.
Si krahasohet blerja e IBM me transaksionet më të mëdha në histori?
Blerjet më të madhe në industrinë e teknologjisë
- 67 miliardë dollarë – Dell blen EMC
- 37 miliardë dollarë – Avago blen gjigandin e semikonduktorëve Broadcom
- 34 miliardë dollarë – IBM blen ofruesin e softuerëve open source Red Hat
- 31.4 miliardë dollarë – konglomerati Japonez SoftBank blen ARM
- 26.2 miliardë dollarë – Microsoft blen rrjetin social profesional Linkedin
Blerjet më të mëdha të softuerit
- 34 miliardë dollarë – IBM blen Red Hat
- 26.2 miliardë dollarë – Microsoft blen Linkedin në 2016-ën
- 22 miliardë dollarë – Facebook blen platformën e komunikimit WhatsApp
- 13.5 miliardë dollarë – Kompania e sigurisë Symantec blen Veritas në 2004
- 11 miliardë dollarë – Oracle blen kompaninë e softuerit PeopleSoft
Blerjet më të mëdha në histori
- 202 miliardë dollarë – Vodafone blen gjigandin Gjerman të telekomunikacionit Mannesmann për 202 miliardë dollarë në 2000
- 165 miliardë dollarë – AOL blen konglomeratin mediatik Time Warner në 2000
- 110 miliardë dollarë – gjigandi i farmaceutikës Pfizer blen Warner Lambert në 1999 (164 miliardë me vlerën e sotme të dollarit)
- 130 miliardë dollarë – Verizon blen pjesën e aksioneve të Vodafone në Verizon Wireless në 2013
- 130 miliardë dollarë – Dow Chemical blen DuPont në 2015 /PCWorld Albanian