Biraghi golin ndaj Polonisë ia dedikon Astorit: Ai më ka mësuar shumë

E publikuar: 15/10/2018 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është Cristiano Biraghi heroi i momentit te Përfaqësuesja e Italisë.

Mbrojtësi italian shënoi në minutat shtesë të ndeshjes dhe kështu i dha fitore të kaltërve ndaj Poloninë në Ligën e Kombeve.

“Astori është pjesë e imja, ashtu si gjithë bashkëlojtarët e Fiorentinas dhe gjithë ata që kanë luajtur me atë”, ka thënë Biraghi për Rai Sport.

Festa e Cristiano Biraghit ndaj Polonisë i dedikohet Astorit (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Si person ai ka pasur shumë ndikim tek ne. Golin ia dedikoj atij pasi fal tij unë jam këtu. Ai më ka mësuar shumë”.

“Ishte një fitore e merituar për punën që është bërë”.

“Jam i lumtur, është një fitore për grupin, për Italinë. Ne gjithmonë përpiqemi shumë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Jemi një grup i lojtarëve të fortë”, ka shtuar për fund Biraght.

Ndeshja e ardhshme e Italisë është ndaj Portugalisë. /Telegrafi/