Thierry Henry duket se do të jetë trajneri i ri i skuadrës franceze Monaco.
Ka qenë e përditshmja franceze L’Equipe që ka dhënë lajmin se Henry do të zyrtarizohet te Monaco.
Henry ishte afër ta marrë drejtimin e klubit anglez Aston Villa, por së fundmi Monaco i ka bërë një ofertë të parezistueshme.
Klubi i francez besoi te Henry për të zëvendësuar Jardim, të shkarkuar ditë, pasi ky i fundit ishte në udhëheqje të ekipit në rënien drastike në kampionat.
(Photo by Julian Finney/Getty Images)
Monaco aktualisht renditet në pozitën e 18-të në kampionat me vetëm një fitore e tri barazime pas nëntë xhirove.
Klubi francez pritet ta zyrtarizojë gjatë 24 orëve të ardhshme legjendën Thiery Henry si trajner të tyre.
Henry do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me klubin bardh e kuq.
41-vjeçari gjatë karrierës së tij ka kaluar gjatë vite si futbollist i Monacos, duke zhvilluar gjithsej 105 ndeshje e duke shënuar 20 gola. /Telegrafi/


















