Borussia Monchengladbachu regjistroi fitore bindëse përballë Bayern Munichut në Allianz Arena.
Marrë parasysh rezultatin e ndeshjes, nota mesatare e vendasve (6.15) është shumë më e ulët në krahasim me atë të mysafirëve (7.11).
Për paraqitjen e tij fantastike, Lars Stindl është shpallur lojtari i ndeshjes (8.4).
Golashënuesi tjetër, Alassane Plea, ka marrë po ashtu notë të lartë (7.6), teksa edhe portieri Yann Sommer është vlerësuar për intervenimet e tij (7.3).
Portieri i bavarezëve, Manuel Neuer, është shpallur dështimi i kësaj sfide më notën më të ulët (5.2).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/