Goli i Rakiticit zgjidhet më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 05/10/2018 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ivan Rakitic ka shënuar golin më të mirë në javën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Në këtë të martë e mërkurë mbrëma janë zhvilluara ndeshjet e dyta të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Edhe në këtë javë shumica e rezultateve ishin të pritshme, por nuk munguan as befasitë.

Në aspektin individual po ashtu pati lojtarë që treguan nivel të lartë dhe shkëlqyen me gola dhe paraqitje të mira.

Sigurisht që nuk munguan as supergolat e shënuara në ndeshjet që sollën plot gola.

Megjithatë, është goli i yllit kroat, Rakitic, ndaj Tottenhamit është zgjedhur si më i miri i javës së dytë në Ligën e Kampionëve.

Goli i Rakiticit arriti të fitojë konkurrencën ndaj golit të Neymarit dhe atij të Paulo Dybalas.

Neymar shënoi nga gjuajtja e lirë ndaj Crvena Zvezdas, ndërsa Dybala shënoi gol të bukur ndaj Young Boysit. /Telegrafi/