Cole: Chelsea duhet të luftojë për titull

E publikuar: 23/08/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea duhet që të luftojë për titullin e Ligës Premier, gjithnjë sipas Ashley Cole.

Kampionët e vitit 2016/2017 kanë filluar kampanjën në mënyrë të fortë duke filluar me një fitore prej 3-0 në udhëtim dhe me fitore në derbi ndaj Arsenalit.

Cole beson se Chelsea duhet të ketë për synim titullin.

“Chelsea ka qenë i qetë pasi ka emëruarmenaxherin e ri”.

“Ata duhet të luftojnë për titull, por nuk besoj se njerëzit vërtet mendojnë kështu. Të kesh gjashtë pikë nga dy ndeshje është start fantastik. Chelsea vetëm duhet të vazhdojë kështu”, u shpreh Cole.

Ashley Cole foli edhe për Arsenalin, duke thënë se ekipi do të përmirësohet shumë. /Telegrafi/