Ashtu edhe siç pritej, Barcelona e filloi me fitore ndeshjen e parë kampionate në La Liga për sezonin e ri.
Katalunasit fituan me rezultat 3-0 kundër Deportivo Alaves.
Golat për ekipin e Ernesto Valverde i shënuan Lionel Messi (64’, 90+2′) dhe Philippe Coutinho (83’).
Dhe normalisht që lojtari i ndeshjes është Messi, që përveç dy golave, ai goditi edhe dy herë shtyllën e portës kundërshtare.
Pas tij me notën më të lartë u vlerësua Ivan Rakitic, pastaj Coutinho, Luis Suarez, Sergi Roberto e Jordi Alba.
I pari erdhi, tani në pritje të shumë të tjerëve (Foto: Getty Images)
Te Alaves më i miri ishte mbrojtësi Martin Aguirregabiria.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Valladolidit, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Barcelona:

Alaves:

/Telegrafi/


















