Dyert e Ferronikelit do të rihapen pas gjashtë muaj mbylljeje.
Gjiganti ekonomik i mineraleve, pritet që nga e hëna të rifillojë punën, pas blerjes së saj nga Kompania NKL Limited, e cila mbikëqyret nga Balfin Group me pronar, Samir Mane.
Rikthimi në punë, konfirmohet nga përfaqësuesit sindikal, njofton Klan Kosova.
Me ndërrimin e pronarëve, punëtorët e kësaj kompanie shpresojnë në përmirësimin e gjendjes.
Më poshtë ndiqeni kronikë që Klan Kosova ka përgatitur për Ferronikelin:


















