Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave nga deputeti i LDK-së Anton Çuni, i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës.
Haliti nga foltorja e Kuvendit ka thënë se ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar herët e deri të themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit, transmeton KosovaPress.
Ai ka thënë se e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra.
“Ahmeti ka qenë vullnetmirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia dorëzojë shtabit të përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është”, tha Haliti.
Haliti tha se ka bashkëpunuar me Krasniqin deri sa është vrarë, duke thënë se nuk e ka ditur as kush është Anton Çuni.
Anton Çunit në seancën e sotme plenare tha se ka dëshmi që Xhavit Haliti i kishte marrë nga ish-ministri i Mbrojtës së Qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.
Ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka diçka të tillë./koha.net/


















