Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit, ku një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc.
Edhe pas mesnate ka vazhduar kërkimi i dy policëve, por akoma pa gjurmë.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe pjesëtarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.
dy policët nga Kaçaniku që po kërkohen janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare dhe janë vet-aksidentuar duke rënë nga ura mbi Lepenc.
“Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi.
Rasti ka ndodhur konkretisht tek lokaliteti i njohur si “Kulla me çeshme”.
Periskopi ju sjell fotografitë e atyre dy policëve.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/keta-jane-dy-policet-qe-rane-mbreme-me-veture-ne-lumin-lepenc-530259/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright