Haradinaj në Shkup, së bashku me kryeministrat e Ballkanit! (Foto)

E publikuar: 18/04/2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Shkup ku temë kryesore është lidhja digjitale e vendeve të rajonit dhe afrim me BE-në. Pjesëmarrës në këtë samit janë të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe shefin e ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.

Samiti do të udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërkaq aty pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup./Indeksonline/