Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës.
I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj, raporton KTV.
Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë./koha.net/
















