Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendi ynë asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën.
Ai në postim në Facebook shkruan se zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve.
“Në përvjetorin e Masakrës së Krushës, përkulje dhe nderim për viktimat civile që mizorisht u vranë. Përkulje dhe respekt për dëshmorët që ranë në mbrojtje të popullatës civile. Në rrugëtimin e vet, Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën. Zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve”, ka thënë Pacolli./rtklive/