Një baba ka detyruar djalin e tij që të shkojë në shkollë duke ecur në shi, për rreth një javë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për djaloshin 10-vjeçar i cili u dënua nga babai i tij për shkak se kishte ngacmuar shokët e tij.
Bryan Thornhill, i cili jeton në shtetin amerikan të Virgjinia, ka vozitur prapa djaloshit të tij, duke e detyruar atë të ecte rreth 1,6 kilometra.
Përveçse e ka detyruar djalin, ai e ka bërë edhe regjistrimin e tij duke ecur, duke e publikuar videon në internet. /Telegrafi/