Warren Buffett nuk po mundet ta shes shtëpinë e tij

E publikuar: 04/03/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronarët e shtëpive në Bregun Perëndimor zakonisht nuk do të kenë shumë vështirësi në shitjen e pronave, mirëpo me sa duket Warren Buffett e ka një problem të tillë.

Investitori dhe shefi i Berkshire Hathaway (BRK) bleu një shtëpi në zonën e Emerald Bay, afër Laguna Beach në Kaliforni, në vitin 1971. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1936, ku e bleu për 150 mijë dollarë dhe e vuri në shitje një vit më parë për 11 milionë dollarë, shkruan Telegrafi.

“Shtëpia e Buffett gjindet brenda hapësirës që është i shtrenjtë nga çmimi dhe nuk është e pazakontë që shtëpitë e till të qëndrojnë në treg për shumë kohë”, tha Daren Blomquist, nënkryetar i lartë i komunikimit në Attom.

Megjithatë, koha e gjatë e qëndrimit të shtëpisë së Buffett shitje sugjeron që çmimi nuk përputhet me pritjet e blerësve. Dhe sa më gjatë që shtëpia të mbetet e pashitur, aq më të kujdesshëm janë blerësit. /Telegrafi/