Të pranishmit janë aktivizuar dhe nxorën nga bora një alpinist, që e kishte përfshirë një ortek i fuqishëm në Nevada të Shteteve të Bashkuara.
Pas rënies së masivit të borës, mbi të ka shkuar një qen, ndërsa shpëtimtarët nisën të gërmonin me duar, pa pasur asnjë mjet ndihmës, transmeton Telegrafi.
Procesi i nxjerrjes ka marrë kohë të konsiderueshme, pasi ai ndodhej në afro një metër thellësi.
Besohet se orteku ka rënë me rreth 240 kilometra në orë, duke e futur thellë dhe në pozitë të vështirë, që i pamundësonte daljen.
Shkaku i ortekëve, gjatë po të njëjtës ditë, në ato hapësira malore u lënduan pesë alpinistë dhe një tjetër mbeti i vdekur. /Telegrafi/