Jeta e fëmijës një muajsh, është shpëtuar përmes veprimit Heimlich, nga një polic i shkathtë në Renascença të Brazil.
Ushtari policor Tiago Petry e ka goditur vogëlushen lehtë në shpinë, teksa e mbante në gjunjë dhe ia kishte siguruar mirë kokën me dorë, transmeton Telegrafi.
Veprimi që këshillohet të mësohet nga të gjithë, përdoret për të zhbllokuar fytin nga ndonjë mbetje, realizohet duke dhënë goditje të mprehta mes shpatullave apo abdomenit.
Bebja Adriana ishte ngufatur nga një medikament, që ia kishin dhënë prindërit sepse ishte ftohur. Këta të fundit, ishin ndaluar nga policia teksa po e dërgonin fëmijën në spital, sepse po lëviznin me shpejtësi të lartë.
Me të parë se fëmija ka vetëm pak minuta jetë, Petry nisi ta ndihmonte, teksa kolegët e tij ftuan ndihmën e shpejtë.
“Mu kujtua kjo teknikë, që e kam mësuar gjatë trajnimeve për polic dhe menjëherë nisi ta përdorë. Të njëjtën e kam shfrytëzuar, për ta shpëtuar fëmijën e një kolegu”, ka thënë polici.
Gjatë më se dy minutave plot stres, ai vazhdoi ta godiste fëmijën, derisa volli dhe nisi të qajë. Adriana është dërguan në një spital të zonës, ku mjekët i kanë bërë kontrollet e duhura, për ta lëshuar më pas në shtëpi.
“Mjeku na tha se bën t’i japim sasi të vogël shurupi, por kur ndaloi së marri frymë, nuk dinim çfarë të bënim. Polici e kontrolloi situatën dhe na shpëtoi të bijën. Ai është hero” ka thënë nëna e fëmijës.
Videoja që mund të shihni më poshtë, është bërë virale menjëherë, teksa shikuesit lavdëruan veprimin e tij heroik që shpëtoi jetë. /Telegrafi/