Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka quajtur të montuar rastin ndaj vëllait të tij, Ramadan Selimi i cili sot u shoqërua në stacion policor për sulm ndaj një polici.
LEXO EDHE:
Ai thotë se e ka pritur një gjë të tillë, transmeton Koha.net.
“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojnë me montime rastesh sikur ky që po e shoh në media. E kam pritur”, ka shkruar në Facebook Rexhep Selimi.