akimi i ardhshëm në mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel.
Këtë e ka konfirmuar, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Shefi i delegacionit të Kosovës në pjesën teknike në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë për lajmi.net se gjatë këtij takimi do të diskutohet rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
“Temat që do të diskutohen në këtë takim i cili do të udhëhiqet nga Brukseli, janë themelimi i komunave me shumicë serbe, ura e Mitrovicës dhe energjia”, ka thënë Arifi.
Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq i cili është kryesues i delegacionit serb për bisedimet teknike, është shprehur i gatshëm të diskutojë rreth zbatimit të marrëveshjes për themelimin e komunave me shumicë serbe, pasi sipas tij nuk ka çështje më të rëndësishme, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se delegacioni i Beogradit pret përgjigje në shumë pyetje rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq edhe pse kjo çështje nuk përfshihet në agjendën e Brukselit.
Gjuriq iu ka thënë gazetarëve se Serbia do të ketë shumë pyetje drejtuar bashkëbiseduesve prandaj do të shoqërohet nga ekspertë kompetentë të policisë në Bruksel./Lajmi.net/

















