Arifaj: Me ratifikimin e Demarkacionit i hapim rrugë liberalizimit të vizave

E publikuar: 19/02/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës, tha të hënën se presin që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të kalojë në Kuvend.

Ai tha se presin që deputetët ta japin votën dhe me ratifikimin e demarkacionit do t’i hapet rrugë heqjes së vizave.

“Me këtë ratifikim të demarkacionit do t’i hapim rrugë heqjes së vizave. Pra presim që deputetët të japin votën”, tha Arifaj për RTK-në.

Ai u shpreh optimist se gjatë vitit do të hiqen vizat nëse kalohet demarkacioni./lajmi.net/