Facebook do tu japë prioritet lajmeve nga burime “të besueshme”

E publikuar: 22/01/2018 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook lajmëroi javën e kaluar do tu japë pritoritet burimeve të besueshme të lajmeve në News Feed.

Firma tha se komuniteti i rrjetit social do të vendosë se kush janë këto burime të besueshme përmes anketave.

Themeluesi dhe ekzekutivi i Facebook Mark Zuckerberg tha se vetëm 4% e përmbajtjeve që shfaqen në News Feed do të jenë lajme nga 5% që ishte më parë.

Kjo lëvizje shihet si një tjetër masë për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Twitter gjithashtu tha ditën e Premte se kishte lajmëruar 677,775 përdorues të cilët kanë rënë pre e propagandës së llogarive Ruse.

Përdoruesit e Facebook, ashtu siç ndodh me reklamimin, do të pyeten për brendet e lajmeve nëse i njohin dhe i besojnë.

Ky sistem i ri do të testohet fillimisht në SHBA dhe rezultatet e anketës nuk do të bëhen publike.

Fituesit pritet të jenë mediat tradicionale që kanë një prezencë të fuqishme si New York Times apo BBC.

Ndërsa markat e reja janë ato që do të vuajnë. /PCWorld Albanian