Disa kompani kanë nisur përgatitje për internetin celular të gjeneratës së re, 5G. Testimet janë realizuar dhe ZTE premtoi telefonin e parë 5G në 2019-ën.
Tranzicioni drejt 5G-së premton telefonë inteligjentë më të shpejtë, internet më të shpejtë dhe teknologji të reja. Ja çfarë duhet të dini rreth 5G-së.
- Çfarë është 5G-ja?
Ajo është gjenerata e pestë e rrjeteve celulare. Kjo gjeneratë do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e internetit në pajiset tona mobile.
- Çfarë do të thotë kjo për telefonët tanë?
Krahasuar me 4G-në, i cili është pjesë e thuajse çdo telefoni të ditëve të sotme, 5G ofron bandwidth disaherë më të lartë dhe vonesa më të ulëta transmetimi.
E thënë thjeshtë përdoruesit e telefonëve do të mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë video e foto shumë më shpejtë. Sa shpejtë? Ende nuk dihet.
- A do të kem 5G me telefonin tim aktual?
Me shumë gjasa jo. Nëse mbani mend tranzicionin drejt 4G-së, telefoni juaj 3G nuk kishte internet po aq të shpejtë. Kështu lindi nevoja për një telefon që mbështeste 4G por edhe 3G. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë kur telefonët e rinj do të mbështetin 5G por edhe 4G.
- A janë këto arsyet kryesore pse duhet të emocionohemi?
5G-ja është më shumë sesa një internet më i shpejtë celular. Teknologjitë që do të përfitojnë nga vonesat e ulëta të transmetimit janë realiteti virtual dhe pajisjet e lidhura në internet të njohura i Interneti i Gjërave (IoT.)
5G-ja do të mundësonte një shoqëri të ndërlidhur, një mision që 4G-ja nuk ishte ndërtuar për ta përmbushur.
- Kur do të fillojë përdorimi i shërbimeve 5G?
Telefoni i parë me 5G pritet të vijë nga ZTE në 2019-ën ndërsa testimet e para do të kryhen në Korenë e Jugut.