Arabia Saudite ultra-konservatore mund të ketë nisur një revolucion në barazinë gjinore, pasi lejoi gratë e saj të hyjnë për herë të parë në në një stadium futbolli për të parë një ndeshje.
Kjo është një lëvizje tjetër drejt dhënies së më shumë lirisë ndaj grave saudite, të cilat përballen me rregulla strikte.
Rreth 300 tifozet femra, të veshura me veshjen tradicionale dhe me burkë panë për herë të parë nje ndeshje futbolli të premten në stadiumin e Jeddahi.
Vendimi për të hequr ndalimin për të parë ndeshjet “live”, ishte njoftuar tetorin e shkuar dhe në Gedda, për një ndeshje të kategorisë superiore saudite, janë parë tifozet e para në sektorët të rezervuar për to, ku nuk mungonin banjat për femrat dhe zonat e lutjes, përcjell Telegrafi.
Princi, Mohammed bin Salman, po udhëheq një lëvizje të madhe për modernizimin e shoqërisë saudite dhe për të rritur ekonominë.
Autoriteti sportiv i Arabisë Saudite tha se përgatitjet do të fillojnë në tre stadiumet në mënyrë që ata të jenë “të gatshëm për të strehuar familjet nga fillimi i vitit 2018”.
Ndryshe, muajin e kaluar, me një dekret mbretëror shpjegoi se gratë do të lejoheshin të vozisnin për herë të parë nga qershori i ardhshëm./Telegrafi/