La punën si ndërtues, sot fiton 100 mijë dollarë në vit – vetëm duke shitur monedha (Foto)

E publikuar: 09/01/2018 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ish ndërtues ka zbuluar se po është duke fituar rreth 100 mijë dollarë në vit duke shitur monedha, pasi kishte ndërprerë punën e tij në një vend ndërtimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për James Grear dhe shokun e tij Harry, të cilët ishin vetëm 18 vjeç kur u mërzitën me punën e tyre nga e cila fitonin vetëm rreth 12 dollarë në orë.

Ata “hodhën” veglat e punës dhe krijuan biznesin e tyre së bashku.

Tani 20 vjeç, Grear, nga Bristol, po drejton dyqanin në eBay të quajtur “Furnizuesi i monedhave” dhe nuk është ndaluar së punuari.

Dhe në vetëm dy vjet, ata tanimë kanë një qarkullim vjetor prej rreth 70,000 deri në 100,000 dollarë.

Ideja e tij erdhi tek ai kur ai zbuloi një ndryshim të pazakontë tek një monedhë dhe e shiti atë për tetë herë më shumë se vlera e saj. /Telegrafi/