Varësia nga video lojërat është sëmundje mendore thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas OBSH-së, njerëzit e dhënë pas video lojërave, online apo offline, japin shenja të humbjes së kontrollit dhe luajtja e vazhdueshme mund të çojë deri në thuajse shkëputjen nga realiteti ku jetojnë.
Kjo sjellje mund të rezultojë me një dëm të pariparueshëm personal, familjar, social, edukativ dhe të tjera aspekteve të rëndësishme të jetës sipas OBSH-së.
Në të kaluarën varësia ndaj lojërave ka çuar deri në përfundime ekstreme siç është vdekja e një të riut i cili kishte luajtur për dy ditë me radhës StarCraft pa ndërprerje.
Së fundi në 2010-ën një çift kishte harruar beben ndërsa luante një lojë. Fëmija vetëm 3 muajsh humbi jetën nga uria.
Por kjo nuk është hera e parë që varësia ndaj lojërave shihet me shqetësim. Në 2013-ën një shoqatë Amerikane për psikiatrinë konsideronte lojërat një çrregullim mendor. /GameWorld Albanian