Procesorët Intel kanë një problem kritik sigurie, riparimi ul performancën e kompjuterave

E publikuar: 04/01/2018 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një problem sigurie në procesorët Intel detyroi zhvilluesit të ridizajnonin kernelët e Linux dhe Windows. Në dy muajt e fundit ata përditësuan kernelët për të mbrojtur sistemet nga një problem sigurie në procesorët Intel.

Duke shfrytëzuar këtë dobësi, hakerët mund të aksesonin çelësat e sigurisë, fjalëkalimet dhe skedarët nga një hardisk.

Sipas The Register, përditësimet do të ndikojnë në performancën e kompjuterëve.

Informacioni rreth problemit të sigurisë është mbajtur sekret në mënyrë që sulmuesit të mos zbulonin dobësinë për të cilën bëhet fjalë.

Dobësia është prezentë tek procesorët Intel të paktën 10 vitet e fundit. Disa programues kanë raportuar performancë të reduktuar ku sistemet përditësohen.

Rënia e performancës është nga 5 deri në 30% në varësi të procesorit Intel. Ky problem është adresuar në shumicën e sistemeve operativ Linux, në Windows 10 ende nuk ka asnjë të re.

Ca spekulojnë se Microsoft do të dërgojë përditësimin të Marten e ardhshme. Ngelet për tu parë impakti i përditësimet në kompjuterat Windows 10.

AMD ka konfirmuar se procesorët e saj nuk preken nga ky problem sigurie. /PCWorld Albanian