Elon Musk premton një makinë të re Tesla

E publikuar: 30/12/2017 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Tesla përmes rrjetit social Twitter premtoi ndjekësve të tij se kompania e tij do të prodhonte një kamion të ri menjëherë pas modelit Y.

Ky i fundit do të jetë një makinë e bazuar në sedanin Model 3. Megjithatë ekspertët vazhdimisht kanë vënë theksin tek vonesat e prodhimit të cilat janë përsëritur vazhdimisht nga Tesla në të kaluarën.

Por premtimet e Musk kanë vazhduar edhe për teknologji të reja për makinat aktuale si fshirëset inteligjente të xhamave.

Në 12 muajt e fundit kërkesa për kamionë është rritur ndjeshëm. Në muajin Nëntor kur prezantoi kamionin e parë, Musk publikoi një foto të kamionit të ardhshëm.

Në cicërimat e tij Musk thoshte se automjeti i ri do të ishte pak më i madh sesa Ford F-150 dhe i ngjashëm në dizajn e funksion me të.

Ambiciet e Musk janë në kontradiktë me atë që ka arritur të përmbushë kompania e tij. Në Nëntor Tesla deklaroi humbjet më të mëdha prej 619 milion dollarësh dhe pranoi se ishte 3 muaj me vonesë me dërgesat.

U tha se shkaku i vonesave ishin bateritë. Agjencia e lajmeve Bloomberg ka paralajmëruar se në 2018-ën Tesla do të shteronte resurset e saj financiare vetëm nëse gjente financime të reja. /PCWorld Albanian