Gjatë fundjavës Facebook zyrtarisht lançoi butonin e paralajmëruar më parë, “Snooze” për të gjithë përdoruesit pas një periudhe testimi që nga Shtatori.
Me këtë buton përdoruesit mund të zgjedhin të mos marrin përditësime për të paktën 30 ditë nga një mik, faqe apo grup në News Feed.
Funksioni është i ngjashëm me Unfollow/Hide, por ky i fundit eliminon miqtë dhe faqet përgjithnjë nga News Feed.
Tashmë krahas Unfollow dhe Hide, përdoruesit do të shohin butonin Snooze i cili ka një afat kohor prej 30 ditësh.
Ndërsa një veçori e tillë mund të rezultojë mjaft e dobishme, ajo thjesht shtyn për më vonë acarimin dhe irritimin që mund tu shkaktojnë postimet e të tjerëve.
Butoni Snooze është i ngjashëm dhe mund të aksesohet duke klikuar ikonën me tre pika në skajin e djathtë të postimit të një personi, faqeje apo grupi. /PCWorld Albanian