Samsung prezantoi Galaxy A8 dhe A8 Plus

E publikuar: 19/12/2017 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një telefon Galaxy S mund të jetë zgjedhja më e mirë por edhe seritë A nuk do ti lënë gjë mangët një flagshipi në 2018-ën.

Ditën e Marte Samsung prezantoi Galaxy A8 dhe A8 plus, dy telefonë të rangut të mesëm. Pavarësisht se janë më të lirë sesa “vëllezërit” e mëdhenj Galaxy S8 dhe Note 8, telefonët e rinj të serive A sjellin me vete shumë elementë premium.

Së pari janë telefonët e parë të Samsung me dy kamera në pjesën frontale. Samsung ka kombinuar një sensor 16 megapiksel dhe 8 megapiksel për të realizuar foto me efektet bokeh.

Kamera e pasme prej 16 megapiksel është e vetme. Telefoni merr gjithashtu ekranin Infinity nga S8-ta dhe Note 8-ta.

Së dyti, A8 ka ekran 5.6 inç ndërsa A8 Plus 6 inç. Të dy kanë ekrane AMOLED me rezolucion 1080×2220 piksel.

Së treti, e nëse nuk mjaftojnë këto telefonët e rinj A8 kanë NFC dhe IP68. E vetmja mangësi nëse mund të quhet e tillë është mungesa e Android Oreo.

Specifikat

  • 5.6 inç/ 6 inç 1080×2220 piksel
  • Tetë bërthama procesorike ( 2 me frekuencë 2.2 Ghz dhe 6 me frekuencë 1.6 Ghz)
  • 4GB RAM, 6GB për A8 Plus
  • 32/64GB memorje të brendshme, microSD deri në 256GB
  • 16 megapiksel kamër e pasme, 16+8 megapiksel kamër frontale
  • Bateri 3,000 mAh
  • USB-C
  • Android 7.1.1
  • Katër ngjyra: zezë, artë, blu dhe gri

Telefonët dalin në shitje në ditët e para të Janarit ndërsa çmimi nuk u bë publik. Seria më e afërt, A7 dhe A7 Plus, kushtojnë afro 350 dollar. /PCWorld Albanian